

Autoritetet në Korçë kanë vendosur masat e sigurisë për nëntë nga dhjetë të arrestuarit pas një sherri masiv tre ditë më parë, që la të plagosur tre persona.
Prokuroria kërkoi arrest me burg për Dritan Pino, 54 vjeç, kërkesë që u pranua nga gjykata, duke e lënë atë në paraburgim.
Për tetë të tjerët — Petrika Ropi, Ilir Shukulli, Rafail Kocaqi, Salvi Asllan, Mihal Zhidro, Serxho Mema, Gersi Dervishi dhe Kristi Lamçce — prokuroria kërkoi masën e detyrimit për t’u paraqitur, e cila gjithashtu u pranua nga gjykata.
Rasti i Sotiraq Shkurtit, i cili gjithashtu mbeti i plagosur gjatë sherrit, do të trajtohet në ambientet e spitalit rajonal të Korçës, pasi ai ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.
Autoritetet vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e sherrit dhe shkallën e përfshirjes së çdo personi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





