Transmetuar më 04-09-2025, 11:20

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se sot ka pranuar katër persona të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku.

Nëpërmjet një komunikate për media, spitali ka sqaruar se tre prej pacientëve janë në gjendje të lehtë dhe po marrin trajtim nga ekipi mjekësor, ndërsa një person tjetër është në gjendje më të rëndë dhe është duke marrë kujdes intensiv.

“Pacienti që ndodhet në gjendje të rëndë është në proces të ekzaminimit dhe trajtimit nga ekipi i kujdesit intensiv,” thuhet në njoftim. Stafi mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është angazhuar në maksimum për ofrimin e trajtimit të nevojshëm për të gjithë të lënduarit.

Për momentin, detajet lidhur me shkakun e aksidentit nuk janë bërë të njohura.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit