Transmetuar më 04-09-2025, 10:24

Rreth orës 09:00 të mëngjesit në qytetin e Krumës (Has), në depot e një banese të zonës ka ndodhur një shpërthim i bombolës së gazit në pronësi të një shtetaseje Sh. D.

Ajo ka pësuar lëndime dhe është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore. Megjithatë, gjendja e saj mjekësore konsiderohet jashtë rrezikut për jetën.

Përveç dëmtimit të saj, shpërthimi ka shkaktuar edhe dëme materiale në banesë dhe në një objekt tjetër pranë saj.

Grupi hetimor ndodhet ende në vendngjarje, duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.  

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit