

Itali- Një shqiptar mbajti peng banorët e një ndërtese në Itali për disa dhjetëra minuta, duke kërcënuar se do të shpërthente bombolat e gazit. U desh ndërhyrja e karabinierëve pas dështimit të negociatave për ta arrestuar.
Incidenti ndodhi mbrëmjen e sotme në Acate të italisë. Shqiptari, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, nisi të kërcënojë të banorët se do ta hidhte në erë ndërtesën.
U deshën gjashtë anëtarë të karabinierëve për ta neutralizuar dhe për ta trajtuar nga ndihmësit mjekësorë. Fatmirësisht, përveç panikut të banorëve, asnjë nuk u lëndua.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





