

Vladimir Putin tha se është gati të takohet me Zelenskyn, por shtoi se ky takim nuk do të çonte askund. Ndërsa theksoi: “I thashë të njëjtën gjë edhe Trumpit. Megjithatë do të isha i lumtur ta mirëprisja
Në Pekin, gjatë një konference shtypi përmbyllëse të vizitës së tij, Presidenti rus Vladimir Putin tha se është i gatshëm të takohet me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenski.
Putin tha se shprehet i gatshëm vetëm nëse Zelenski udhëton drejt Moskës dhe nëse takimi është i mirëorganizuar dhe me rezultate të prekshme.
Kjo deklaratë vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara, nën udhëheqjen e Donald Trump-it, po përpiqen t’i japin shtytje rrugës diplomatike për të zgjidhur konfliktin që vazhdon përtej tre vjetësh.
Çfarë tha Putini në Kinë
Presidenti rus Vladimir Putin e bëri deklaratën të mërkurën gjatë një konference shtypi në Pekin.
Ai tha se është i gatshëm të zhvillojë një takim me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy—me kusht që ky i fundit të udhëtojë në Moskë.
“Sa i përket një takimi me Zelensky-n, unë kurrë nuk e kam përjashtuar mundësinë e një takimi të tillë. Por a ka kuptim? Le të shohim”, tha Putin. “Ia thashë edhe Trump-it këtë. Do të isha i lumtur ta mirëprisja në Moskë”, tha ai.
Ai shtoi se mbetet për t’u parë nëse një takim i tillë ka kuptim real dhe rezultat konkret, teksa theksoi se realizimi i një takimi të tilla duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me objektiva të qarta.
Putin përmendi gjithashtu disa kushte që do të duhej të plotësoheshin për të avancuar në drejtim të dialogut, duke përmendur heqjen e ligjit ushtarak në Ukrainë, organizimin e zgjedhjeve dhe zhvillimin e një referendum për çështjet territoriale—duke lënë të kuptohet se kërkon progrese konkrete përpara një takimi mes udhëheqësve. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





