

Ngjarje tronditëse në Athinë: Gruaja emigrante lind e vetme, gjendet e vdekur bashkë me foshnjën. Brenda shtëpisë ishin dy fëmijët e tjerë të vegjël të gruas – Burri i saj e gjeti të vdekur
Një ngjarje e rëndë tronditi Athinën këtë mbrëmje në zonën e Patision. Irini, një grua 34-vjeçare u gjet nga bashkëshorti i saj e vdekur, brenda në banesën e tyre, pas lindjes, të cilën e kishte bërë krejtësisht e vetme.
Në momentin kur ai hyri në banesë, gruaja kishte ikur nga kjo botë dhe fëmija i porsalindur ishte i vdekur, pranë saj.
Mjeku ligjor është thirrur në vendngjarje për të bërë ekspertizën.
Brenda në shtëpi ndodheshin edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit, ndërsa hetuesit po studiojnë rrethanat që çuan deri te ky tragjedie.

Pamje në vendngjarje
Dyshohet se lindja ka qenë e parakohshme dhe gruaja me origjinë nga Gjeorgjia, nuk pati kohë të kërkonte ndihmë.
Gruaja duket se e ka prerë vetë kordonin umbilikal dhe i porsalinduri dergjej i vdekur pranë saj.
Sipas informacioneve, gruaja greke priste të lindte në ditët në vijim, por diçka ndodhi dhe ajo lindi para kohe.
Policia po heton rrethanat në të cilat ndodhi kjo tragjedi.
Një skenar që po merret në konsideratë është se diçka i ka ndodhur gruas dhe ajo nuk ka pasur kohë të njoftojë askënd.
Situata e rëndë shkakton shumë pyetje pa përgjigje: çfarë ndodhi brenda atyre momenteve? A kishte ndonjë problem i paraprirë që e pengoi gruan të kërkonte ndihmë? Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





