

KLOS- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Qafë e Buallit-Klos. Sipas informacioneve një automjet tip "Benz" ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Policia dhe ambulanca janë njoftuar nga drejtuesit e mjeteve që panë aksidentin, ndërsa dy të plagosurit u transportuan drejt spitalit të Klosit për mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit ku dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit si dhe lagështira në rrugë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





