

Tiranë, 3 shtator 2025
Kreshnik Tomani, 35 vjeç, ka ndërruar jetë sot në spitalin e Traumës, ku ndodhej prej 10 ditësh në gjendje kome pas një aksidenti rrugor.
Ngjarja ka ndodhur më 24 gusht, në lagjen “Liri Gero” të Tiranës, ku Tomani u përplas nga një automjet tip “Land Rover” i drejtuar nga një 17-vjeçar.
Drejtuesi i mitur i mjetit u arrestua menjëherë në flagrancë dhe po hetohet për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





