

Një mbrëmje argëtimi në një lokal të Korçës është shndërruar në skenë dhune, pasi dy grupe personash u përplasën mes tyre me grushte, karrige dhe shkopinj bejsbolli. Pamjet e përhapura tregojnë qartë momentet e tensionuara, ku përleshja degjeneron në dhunë masive, ndërsa klientët e tjerë përpiqen të shmangen.
Policia njofton se deri tani janë arrestuar 10 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Dy prej të ndaluarve akuzohen se kanë plagosur me thikë dy pjesëtarë të grupit kundërshtar.
Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka nisur pas konsumit të alkoolit dhe një debati banal, ndërsa familjarët e përfshirë kanë dhënë deklarata kontradiktore.
Ndërkohë, pronari i lokalit po hetohet në gjendje të lirë, pasi rezultoi se kishte punësuar persona pa i regjistruar në mënyrë të ligjshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





