

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Bila Tserkva në Ukrainë. Një 25-vjeçar ka vrarë motrën e tij 17-vjeçare pas një konflikti brenda familjes. Sipas mediave vendase, sherri mes të dyve përfundoi në dhunë, duke bërë që i riu të përdorte një thikë dhe ta godiste në qafë. Vajza humbi jetën menjëherë, para se të mbërrinin shërbimet mjekësore.
Policia ka vënë në pranga autorin dhe ndaj tij është ngritur akuza për “vrasje me paramendim”. Në momentin e ngjarjes, prindërit nuk ndodheshin në banesë, ndërsa familja nuk ishte evidentuar më herët si problematike. Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të kësaj tragjedie.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





