Transmetuar më 03-09-2025, 15:14

Më 11 shtator do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të prezantohet qeveria e re "Rama 4" pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Mbledhja tashmë është zyrtare pasi është njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi.

Asambleja e socialistëve do të mblidhet në orën 09:30 te kompleksi Xibraku në Tiranë.

AXHENDA: Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës Fjala e kryetarit të PS Edi RAMA Mendime, pyetje dhe diskutime Të ndryshme

Njoftimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PS:

Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftojmë se më datën 11.09.2025, ora 09.30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:

Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës

Fjala e kryetarit të PS Edi RAMA

Mendime, pyetje dhe diskutime

Të ndryshme

Pjesëmarrja juaj është e domosdoshme për vijimin e punimeve të Asamblesë!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit