

TIRANE – Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e prapambetur e javës së parë të “Abissnet Superiore”, Teuta – Dinamo City, nuk do të zhvillohet më 5 shtator, siç ishte planifikuar fillimisht.
Të dyja klubet kanë gjetur mirëkuptimin për të zhvendosur ndeshjen më 17 shtator, në orën 15:00, pasi Dinamo City ka dy lojtarë të grumbulluar me ekipet Kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, së bashku me dy anëtarë të stafit të klubit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





