Transmetuar më 03-09-2025, 13:56

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka referuar materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për punonjësin e policisë M. M., me detyrë N/Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Tropojë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” si edhe për punonjësin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shtetasin G. H.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. B., banues në qytetin e Durrësit i dyshuar për veprën penale “Ndërtim i Paligjshëm” në Zonat e Mbrojtura.

Referimi i materialeve për punonjësit është kryer pasi me veprime dhe mosveprime kanë lejuar ndërtimin e një objekti dy katësh me mur guri në vendin e quajtur ‘’Quka e Ibrahim Osës’’, Bjeshkët e Pojanit, të Njësisë Administrative Tropojë, pa lejen e organeve përkatëse dhe në kundërshtim me ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit