

Një një grafit kërcënues ndaj kryeministrin në detyrë, Albin Kurti është identifikuar mbrëmjen e kaluar.
Konkretisht grafiti është identifikuar pas orës 21:00 në rrugën “Vasilia Ostrovski” në pjesën veriore të Mitrovicës.
Siç raportojnë mediat e Kosovës, lidhur me këtë grafit nuk ka as të arrestuar dhe as të dyshuar, por me urdhër të prokurorit është hapur rasti për kanosje.
Grafiti i shkruar në gjuhën serbe në shkrimin cirilic në shqip thotë “Me agimin që po lind në Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.

Rastin e ka konfirmuar vetë zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, Veton Elshani i cili tha se shkrimi i njëjtë me pamje grafike ishte vendosur më herët në rrjetin social Telegram.
“Pas orës 21:00 një shkrim është duke u shënuar në një mur që ne e kemi hapur pas konsultimeve me prokurorinë si kanosje.
Nuk ka të dyshuar, ka pasur shkrime edhe në rrjetin social serb ‘Korridori’ pastaj edhe në mur është shkruar”, tha ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





