

Librazhd, 3 shtator 2025 – Një mjek 69-vjeçar i spitalit të Librazhdit është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “neglizhenca në trajtimin mjekësor”, pas vdekjes së një pacienti.
Sipas Policisë, një 42-vjeçare ka kallëzuar mjekun me inicialet A. I., duke pretenduar se ai kishte neglizhuar trajtimin e dajës së saj, shtetasit M. D., 52 vjeç. Ky i fundit ishte shtruar në spital më 27 gusht 2025 dhe ndërroi jetë më 31 gusht 2025.
Materialet për këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit, e cila do të vijojë hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë ligjore të mjekut.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





