

TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme. Sipas policisë i riu lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole. Gjithashtu 30-vjeçari me iniciale E. T. ishte i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje me dhunë.
Po ashtu është sekuestruar edhe pistoleta me municion luftarak. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”. Lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje me dhunë. Vihet në pranga dhe shoku i tij, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohet pistoleta me municion luftarak. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në rrugën “Ibrahim Rugova”, shtetasin S. S., duke lëvizur me këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, që e mbante në brez.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit: S. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, me precendent të theksuar penal dhe E. T., 35 vjeç, i cili shoqëronte 30-vjeçarin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





