Transmetuar më 03-09-2025, 10:25

Rilindja e kombit kinez është e pandalshme, tha presidenti Xi Jinping të mërkurën, në aktivitetin përkujtimor për 80-vjetorin e fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore.

Lufta e rezistencës, e vështirë dhe madhështore, shënon fitoren e parë të plotë të vendit kundër agresionit të huaj në kohët moderne, tha Xi në fjalën e vet në mitingun përkujtimor të zhvilluar në Pekin.

Ai vuri në dukje se populli kinez dha një kontribut të madh në shpëtimin e qytetërimit njerëzor dhe mbrojtjen e paqes botërore, duke bërë sakrifica të mëdha e duke qenë një pjesë e rëndësishme e Luftës Antifashiste Botërore.

Vetëm kur vendet në të gjithë botën ta trajtojnë njëri-tjetrin si të barabartë, të jetojnë në harmoni dhe të mbështesin njëri-tjetrin, mund të mbrohet siguria e përbashkët, të eliminohet shkaku rrënjësor i luftës dhe të parandalohet përsëritja e tragjedive historike, tha ai.

Sipas tij, sot njerëzimi përballet përsëri me zgjedhjen midis paqes ose luftës, dialogut ose kundërvënies, përfitimeve të ndërsjella ose gjendjes ku dikush fiton dhe të tjerët humbasin.

Populli kinez do të qëndrojë i vendosur në anën e drejtë të historisë dhe të përparimit njerëzor, do të ndjekë rrugën e zhvillimit paqësor dhe do të bashkohet me pjesën tjetër të botës për të ndërtuar një bashkësi me të ardhme të përbashkët të njerëzimit, tha kreu i shtetit.

Ai i bëri thirrje popullit kinez të të gjitha kombësive të qëndrojë i bashkuar dhe të punojë shumë për të ndërtuar një vend të fortë dhe për të çuar përpara kauzën e madhe të përtëritjes kombëtare nëpërmjet modernizimit të vendit.

Xi kërkoi që Ushtria Çlirimtare Popullore të japë kontribute më të mëdha për paqen dhe zhvillimin botëror, duke përshpejtuar zhvillimin në një ushtri të nivelit botëror, për të ruajtur sovranitetin kombëtar, unitetin dhe tërësinë territoriale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit