

Një studim ndërkombëtar i fundit ka nxjerrë në pah rreziqe surprizuese lidhur me përdorimin e beta-bllokuesve — një medikament i zakonshëm pas sulmit në zemër.
Beta-bllokuesit — që mund të shkaktojnë lodhje, të përziera dhe probleme seksuale — janë tashmë pjesë e trajtimit rutinë për tashmë miliona pacientë . Sipas provës klinike “REBOOT”, që përfshiu mbi 8,500 pacientë në spitale në Spanjë dhe Itali, nuk u vërejt asnjë përfitim nga ky ilaç për pacientët me funksion normal të zemrës (përveç rasteve me dëmtim të rëndë) — nuk u ulën as numri i vdekjeve, as sulmeve të reja apo hospitalizimeve për insuficiencë kardiake.
Sipas analizave shtesë të studimit, gratë që morën beta-bllokues pas një ataku në zemër — ndërsa funksioni i tyre kardiak ishte normal — përjetuan një rritje të ndjeshme të rrezikut të vdekjes apo komplikacioneve serioze krahasuar me ato që nuk i morën këto ilaçe. Konkretisht, rreziku u rrit me 2.7 përqind pikë absolute — thuajse trefish më shumë për disa paciente — ndërsa te meshkujt nuk u shënua i njëjti efekt negativ Këto zbulime të rëndësishme pritet të ndryshojnë mënyrën e trajtimit pas atakut në zemër — duke krijuar një nevojë urgjente për udhëzime mjekësore të ndara për burrat dhe gratë.
Në një epokë të trajtimeve moderne që ulen dëmtimin e zemrës pas një ataku, përdorimi i beta-bllokuesve duhet të rivlerësohet në mënyrë rigoroze, sidomos për pacientët me funksion të mirë kardiak — dhe veçanërisht për gratë — për të shmangur trajtime të panevojshme dhe potencialisht dëmtuese.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





