Transmetuar më 02-09-2025, 22:48

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme pamje nga aksioni për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje dhe ka njoftuar një plan të ri për përdorimin e hapësirave publike nga bizneset.

Sipas shefit të qeverisë, vendosja e karrigeve jashtë, kryesisht nga baret dhe restorantet, do të realizohet sipas kushteve të përcaktuara. Përveç rregullave të vendosjes, çdo karrige në hapësirën publike do të shoqërohet me një kontribut simbolik: bizneset do të japin një pemë në Fondin e Gjelbër që do të krijojë qeveria.

Rama shkruan: “Atyre që shqetësohen për karriget u them, bëni durim. Shpejt do të zbatohet radha për vendosjen e tyre sipas kushteve të reja, por si fillim, për çdo karrige në hapësirë publike do të duhet të kontribuohet me një pemë.”

Ky plan synon të kombinojë përdorimin e hapësirës publike me nxitjen e gjelbërimit dhe ruajtjen e ambientit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit