Transmetuar më 02-09-2025, 22:06

SHBA- Manjati Elon Musk ka komentuar përsëri çështjen e nivelit të ulët të lindjeve në Greqi përmes një postim në platformën "X" në pronësi të tij.

Musk shkruan "Vdekja e Greqisë" dhe në postimin e tij ka shpërndarë lajmin për mbylljen e 700 shkollave në të gjithë vendin.

Të paktën dy herë në të kaluarën Elon Musk është drejtuar posaçërisht Greqisë për çështjen e niveleve të ulëta të lindjeve.

"Greqia po përjeton një kolaps popullsie", shkroi ai në prill 2024, ndërsa pesë muaj më vonë, në shtator, shprehu habinë e tij për faktin se në vendin grek numri i vdekjeve ishte dy herë më i lartë se numri i lindjeve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit