

Ka ndërruar jetë sot, në moshën 94-vjeçare, Emilio Fede – një prej figurave më emblematike të gazetarisë televizive italiane.
Gazetari legjendar u shua në spitalin “San Felice” në Segrate, pranë Milanos, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua papritur gjatë orëve të fundit. Në momentet e ndarjes nga jeta, pranë tij ishin dy vajzat, Sveva dhe Simona.
Emilio Fede lindi më 24 qershor 1931 në Barcellona Pozzo di Gotto, në provincën e Messinës. Ai ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme prej më shumë se 70 vitesh në gazetari, duke nisur në shtypin e shkruar, për të kaluar më pas në radiotelevizionin publik italian RAI, ku shërbeu si korrespondent special dhe drejtor i lajmeve në TG1.
Në vitin 1992 mori drejtimin e edicionit informativ TG4 në rrjetin privat “Fininvest” (më vonë Mediaset), me ftesë të drejtpërdrejtë nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi. Fede e mbajti këtë post deri në vitin 2012, duke e kthyer TG4 në një dritare të njohur të qasjes p
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





