

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka bërë me dije se i është bashkuar kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas ftesës së kësaj të fundit, në pozicionin e këshilltarit për politikën e jashtme.
Përmes rrjeteve sociale, Çollaku shprehet se pjesëmarrja e tij në ekipin e presidentes Osmani, i jep mundësinë për të qenë midis Tiranës dhe Prishtinës me të njëjtin angazhim politik e publik, në shërbim të interesave kombëtare e shtetërore të 2 vendeve.
Njoftimi i Kreshnik Çollakut:
Te dashur miq,me kenaqesi dhe krenari kam pranuar ftesen e Presidentes se Kosoves Vjosa Osmani,per tu bere pjese e ekipit te saj nese pozicionin e Keshilltarit per Politike te Jashtme.
Deshira dhe vullneti im per ti sherbyer Kosoves si pjese thelbesore e ceshtjes kombetare shqiptare,me kete angazhim merr nje dimension e mundesi te re,per te cilen i jam mirenjohes e falenderues Presidentes Osmani per besimin dhe vleresimin.
Ky angazhim me jep nje mundesi te shkelqyer per te qene midis Tiranes e Prishtines,me te njejtin angazhim politik e publik ,dhe vullnet per te kontribuar avancimit ne menyre te integruar te interesave tona kombetare e shteterore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





