Transmetuar më 02-09-2025, 17:11

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Luksemburg, ku pesë persona, përfshirë tre shtetas shqiptarë nga Kosova, humbën jetën në një aksident automobilistik të dielën pasdite. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, kur dy automjete u përplasën ballë për ballë dhe më pas u përfshinë nga flakët, duke u shkatërruar plotësisht. Të gjithë pasagjerët mbetën të bllokuar brenda dhe humbën jetën në vend.

Viktimat janë identifikuar si Edonik Kastrati, Ukë Bajraktaraj dhe Ujkan Bajraktaraj. Lajmi u konfirmua fillimisht nga familjarët e viktimave përmes rrjeteve sociale. Një i afërm i tyre shprehu dhimbjen e thellë duke shkruar: “Me zemër të thyer ju njoftoj se dje rreth orës 17:00 në Luksemburg ndodhi një aksident ku humbën jetën tre të rinj – Uka dhe Ujkani, nipat e mi, si dhe Edonik Kastrati, djali i tezes. Allahu i mëshiroftë dhe i shpërbleftë me Xhenet.”

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forca të shumta emergjence, përfshirë zjarrfikësit, ekipet e shpëtimit dhe policinë, por pavarësisht përpjekjeve, pesë jetët e humbura nuk mundën të shpëtohen. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.

Ky aksident ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin shqiptar në Luksemburg dhe Kosovë, ndërsa pritet që autoritetet të publikojnë detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes në ditët në vijim. 

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit