Transmetuar më 02-09-2025, 16:12

Astrologjia na mëson se disa shenja të zodiakut kanë një prirje të natyrshme drejt kursimit dhe kujdesit financiar. Këto persona e shohin paranë si mjet sigurie dhe stabiliteti, ndaj rrallëherë shpenzojnë pa e menduar gjatë. Ja cilat janë tre shenjat më “dorështrënguese”:

1. Bricjapi – I ftohtë, strateg dhe gjithmonë i planifikuar. I sunduar nga Saturni, planeti i disiplinës dhe përgjegjësisë, Bricjapi analizon çdo shpenzim para se të hapë kuletën. Për të, paratë janë mbi të gjitha garanci sigurie.

2. Virgjëresha – E njohur për natyrën analitike, kjo shenjë është një mjeshtre e buxhetimit. Virgjëresha nuk është kundër shpenzimeve, por çdo blerje duhet të ketë arsyen e saj. Çdo detaj kontrollohet me kujdes dhe asgjë nuk lihet rastësisht.

3. Demi – Pavarësisht se e do luksin, Demi nuk rrezikon kurrë pa qenë i sigurt. Për të, kursimi është mënyra më e mirë për të ruajtur stabilitetin. Shpenzon vetëm kur ndjen se ka kontroll të plotë mbi situatën financiare.

Në astrologji, ndikimi i Saturnit, Mërkurit dhe Venusit është vendimtar në mënyrën se si menaxhojmë paratë. Kur këto planete krijojnë aspekte të vështira, portofoli shpesh mbetet i mbyllur. Kështu që, herën tjetër kur dikush “harrohet” para faturës, mos u nxitoni të gjykoni – ndoshta është thjesht një Bricjap, Virgjëreshë apo Demi!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit