

GREQI- Dy shqiptarë, 41 dhe 52 vjeç janë arrestuar nga policia greke, pasi akuzohen për posedim dhe trafikim droge. Siç raportojnë mediat greke operacioni u krye në kuadër të planit të posaçëm të Drejtorisë së Policisë së Heraklionit.
Oficerët e policisë i gjetën shqiptarët dhe vazhduan t’i kontrollonin, ndërsa më pas kryen një kontroll në vendin ku ata po qëndronin. Gjatë hetimit u gjetën dhe u sekuestruan, 1 kilogram e 92 gramë kokainë, 910 euro para të gatshme, të fituara nga trafikimi i drogës dhe 3 telefona celularë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





