Transmetuar më 02-09-2025, 11:26

SARANDË- Detaje të reja janë zjardhur lidhur me vdekjen e turistit francez në Sarandë. Bëhet me dije se Marvin Feneuille, 28 vjeç humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme në rrugën “Butrinti”, pranë resortit të njohur në Sarandë.

Siç raportohet i riu ndodhej në Shqipëri prej disa ditësh për pushime dhe ishte i shoqëruar nga miqtë e tij. Grupi kishte konsumuar alkool dhe po ecte në këmbë në zonën turistike kur ndodhi ngjarja.

Gjithashtu në një moment, Marvin Feneuille dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në një hapësirë të pambrojtur pranë resortit. Fatkeqësisht rënia rezultoi fatale për të riun nga franca. Ndërkohë policia po vijon hetimet për të dokumentuar me saktësi rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë pritet të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit