Transmetuar më 02-09-2025, 11:21

Një 31-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Eljon Markaj, është arrestuar nga policia britanike me akuzën e vrasjes. Sipas mediave, 31-vjeçari akuzohet se ka goditur me thikë për vdekje kushëririn e tij 26-vjeçar Elsiado Marku.

Sipas raportimeve, ngjarja e rëndë është shënuar më 29 gusht në Leeds, ndërsa Markaj u la në paraburgim një ditë më parë. Ai akuzohet për vrasje dhe mbajtje të një arme të ftohtë në publik.

26-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat dhe arsyet e ngjarjes së rëndë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit