

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Ledjona Xheladinaj, ka shprehur pakënaqësinë e saj të fortë ndaj rrjeteve sociale.
Në një postim të fundit në “Instastory”, ajo ka kritikuar ashpër fenomenin e paraqitjes së jetës luksoze online, duke theksuar se shumë individë që shfaqin një imazh të pasur dhe të lumtur në rrjetet sociale, në realitet ankohen për vështirësi financiare.
Ajo e përshkruan këtë si një “gënjeshtër kolektive” dhe ka kërkuar që të mos i dërgohen mesazhe në lidhje me këtë postim, pasi është “me nerva”.
Ky reagim i Ledjonës ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj, të cilët kanë komentuar mbi sinqeritetin dhe guximin e saj për të shprehur mendimin e drejtpërdrejtë ndaj një fenomeni të përhapur në shoqërinë moderne.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





