Transmetuar më 02-09-2025, 10:38

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, ku një shtetas francez ka humbur jetën pas rënies aksidentale nga një lartësi e madhe. Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar me inicialet M.F., 28 vjeç.

Në momentin e aksidentit, ai ndodhej në gjendje të dehur. Për pasojë të dëmtimeve të rënda, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të ditës së sotme. Autoritetet lokale po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. 

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit