Transmetuar më 02-09-2025, 08:11

Numri i shqiptarëve që kanë zgjedhur të kontribuojnë në pensione private ka arritur në mbi 48 mijë gjatë vitit 2025, duke shënuar një rritje me 7,4 % që nga fillimi i vitit dhe 10 % më shumë se një vit më parë.

Megjithëse është një rekord i ri, pjesëmarrja në fondet private mbetet ende e ulët, pasi vetëm 6,5 % e kontribuesve në sigurimet shoqërore kanë një pension privat.

Të dhënat tregojnë se asetet neto të fondeve të pensioneve kanë arritur në 8,6 miliardë lekë, ndërsa duke përfshirë edhe fondet e mbyllura totali shkon në rreth 13,9 miliardë lekë.

Rritja është nxitur edhe nga ndryshimet ligjore që lehtësojnë tatimin mbi kontributet, duke e bërë sistemin më tërheqës si për individët ashtu edhe për punëdhënësit.

Në treg veprojnë aktualisht 6 fonde private, ku kryeson Credins Pension për nga numri i anëtarëve, ndërsa për nga asetet më i madhi është Sigal Max Pension.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit