Transmetuar më 01-09-2025, 22:18

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka festuar sot ditëlindjen e vajzës së saj Zoit.

Me këtë rast, Arbana ndau me ndjekësit një urim të ndjerë, duke publikuar edhe një video nostalgjike nga finalja e parë e Big Brother, momenti kur ajo njoftoi publikisht se ishte shtatzënë. “Këtë Big Brother e kemi prezantuar dy veta”, u shpreh atëherë moderatorja.

Ky kujtim i veçantë ka emocionuar ndjekësit e saj, duke i rikthyer pas në kohë te çastet ikonike të Arbanës në skenën e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit