

Ramazan Rraja, djali i Xhelal Rrajës dhe nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja ka lënë qelinë e paraburgimit.
Mësohet se Rajës i është dhënë leje për të shkuar në banesën e tij për shkak se nena e tij është në gjendje shumë të rëndë shëndetesorë. Ai është shoqëruar nga forcat speciale në banesë ku ka qëndruar rreth 30 minuta dhe është kthyer më pas sërish në qeli.
Ai është dënuar me gjashtë vite burg nga Gjykata e Posaçme për përfshirjen në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj. Në atentat mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe të plagosur rëndë Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.
Raja u arrestua dy vite më parë sapo ishte kthyer nga Dubai. Ai është duke vuajur dënimin në burgun e Fushë-Krujës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





