

Një 40-vjeçar shqiptar, i punësuar si recepsionist në një hotel në Bibione të Italisë, është vënë në pranga nga policia me akuzat për prodhim materialesh pornografike me të mitur dhe akte të turpshme në publik.
Hetimet nisën pas disa denoncimeve të prindërve dhe pushuesve, të cilët kishin vënë re sjellje të dyshimta.
Sipas autoriteteve italiane, shqiptari fotografonte fëmijët në tualetet e plazhit dhe i ruante imazhet në telefonin e tij, së bashku me materiale të tjera pedo-pornografike.
Gjithashtu, ai dyshohet se kryente akte të turpshme përpara kamerës.
Operacioni i policisë u zhvillua pas mbledhjes së dëshmive të shumta nga qytetarët. Prokuroria e Pordenones ka urdhëruar mbajtjen e 40-vjeçarit në burg, ndërsa hetimet vijojnë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






