Transmetuar më 01-09-2025, 19:08

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar jashtë vendit: trupi i Miklovan Danaj, 30-vjeçar nga Shkodra, i cili ishte shpallur i zhdukur që nga 11 maji, është gjetur i pajetë në bregun e Marbella-s në Spanjë.

Sipas burimeve spanjolle, familjarët e tij kanë marrë një telegram që konfirmonte vdekjen dhe përmbante një paralajmërim: “mos e kërkoni”.

Ndërkaq, Guardia Civil ka nisur menjëherë një hetim penal, por deri tani nuk ka arrestime dhe nuk janë bërë publike detaje mbi mënyrën e gjetjes së trupit.

Njoftimet e mediave dhe burimet pranë familjes tregojnë se Danaj ishte përfshirë në trafikun e kokainës, duke forcuar pozitat e tij në tregjet evropiane.

Sipas informacionit të disponueshëm, ai jetonte në Marbella së bashku me bashkëshorten dhe vajzën 8-muajshe. Para largimit në Spanjë, kishte qëndruar për vite në Itali — kryesisht në Pisa — dhe ishte bërë pjesë e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të drogës. Konfliktet brenda kanaleve kriminale dhe bashkëpunimi me personae të dyshimtë, sipas burimeve, mund të kenë shkaktuar fundin e tij tragjik.

Familjarët po vazhdojnë kërkimet, ndërsa autoritetet spanjolle ende nuk kanë dhënë informacione zyrtare mbi identitetin e përgjegjësve apo mekanizmat që çuan në këtë ngjarje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit