

Liverpool ka përmbyllur një marrëveshje rekord për sulmuesin suedez Alexander Isak nga Newcastle United. Vlera e transferimit është 130 milionë sterlina (rreth 150 milionë euro), duke e bërë këtë blerjen më të shtrenjtë në historinë e Premier League dhe të tretën më të shtrenjtë në futbollin botëror.
Isak, 25 vjeç, do të firmosë një kontratë 6-vjeçare me klubin e Anfield dhe pritet të kalojë vizitat mjekësore gjatë ditës së sotme. Fillimisht, Newcastle kishte refuzuar ofertën prej 127 milionë eurosh të Liverpool-it, por pas një periudhe tensioni, ku Isak mungoi në stërvitje dhe ndeshje duke kërkuar largimin, klubi i Magpies pranoi ofertën e Reds.
Liverpool ka shpenzuar gjithsej 516,5 milionë euro këtë verë, duke përfshirë edhe blerjen e Florian Wirtz për 136 milionë euro. Isak ka shënuar 44 gola në dy sezonet e fundit të Premier League dhe ishte i dyti pas Mo Salah në renditjen e golashënuesve të sezonit të kaluar.
Ky transferim forcon ndjeshëm sulmin e Liverpool-it, aktualisht lider në Premier League, dhe përbën një hap të rëndësishëm në ambiciet e klubit për të konkurruar në nivelet më të larta evropiane.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





