Transmetuar më 01-09-2025, 16:59

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, festoi më 1 shtator ditëlindjen e saj të 59-të. Përmes një postimi në Facebook, ajo shpërndau ndjenjat e thella që e përshkruan këtë ditë—një emocioni të përzjerë me gëzim, mall dhe një brengë të veçantë për të birin, Luke. 

Në mesazhin e ndjerë që shoqëroi postimin, Simaku shprehet se, ashtu si çdo nënë, dëshira më e madhe do të ishte të dëgjonte një “Gëzuar ditëlindjen, nëna ime!” nga i biri. Por ajo ndjen dhimbje të thellë, sepse ai, sipas saj, ndoshta nuk e di as datën e ditëlindjes së saj. 

Megjithatë, Parashqevi Simaku thekson se pavarësisht largësisë, lidhja me të birin mbetet e fortë dhe e përjetshme. “Zemra ime rreh gjithmonë me ty – ashtu si kur ishe në barkun tim, edhe sot në çdo frymë të jetës sime. Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja – drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke!”, shkroi ajo, duke prekur zemrat e ndjekësve të saj.

Postimi i saj:

“Sot, në ditëlindjen time të 59-të, zemra ime është e mbushur me mall për ty. Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ty… Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb thellë. Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty – ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo frymë të jetës sime. Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja – drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke!”, shkruan Simaku.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit