

Një njoftim paraprak nga policia zbulon detajet e një aksidenti të rëndë që ndodhi pak më parë në aksin rrugor Fier–Vlorë, në zonën e njohur si “Kripa”.
Sipas raportit zyrtar, një automjet “Dacia”, me drejtues një shtetase italiane (28 vjeçe), është përplasur me një kamionçinë, nën drejtimin e Ferdinant Hasanit (62 vjeç). Nga goditja e rëndë, kamionçina u përplas me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë fatale drejtuesi i kamionçinës, Ferdinant Hasani, ndërroi jetë në vend.
Pasagjeri që ishte me të, i identifikuar si A.M u plagos rëndë dhe u transportua me urgjencë në Spitalin e Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Në vendin e ngjarjes punon grupi hetimor, duke marrë masat dhe hetimet e nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





