Transmetuar më 01-09-2025, 16:05

Një shtetas i huaj, emri i të cilit është Alexandru Cristian Dirnstorfer SA, u sulmua dhe grabit në qytetin e Durrësit.

Ai i tha se u qëllua me shkop dhe u prenë me thikë nga pesë persona. Autorët e sulmit edhe e grabitën.

Shtetasi u drejtua në polici për të denoncuar ngjarjen, por thotë se nuk u mor seriozisht si “i huaj”. Ai ndjehet i pambrojtur dhe i padëgjuar, dhe thotë se nuk është bërë asnjë veprim konkret nga autoritetet vendase.

“Unë jam një shtetas i huaj që po kaloja pushimet në Durrës. Gjatë qëndrimit tim, u sulmova nga pesë persona që më goditën me shkop, më prenë me thikë dhe më grabitën. Ky është një akt kriminal i rëndë—grup i organizuar kriminal, tentativë vrasjeje dhe grabitje e rënduar.

Kam shkuar në polici për të denoncuar ngjarjen, por për fat të keq, si i huaj, nuk jam marrë seriozisht dhe nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret. Ndjej se jam i pambrojtur dhe i padëgjuar.

Kërkoj ndihmën tuaj për ta bërë publike këtë ngjarje që zëri im të dëgjohet dhe të ketë drejtësi për këtë krim të rëndë. Me respekt, Dirnstorfer SAlexandru Cristian.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit