

Sipas informacioneve 53-vjeçari me iniicale S.I tentoi të fuste në mënyrë të paligjshme 49 celularë të markës iPhone, të fshehur në kabinën e kamionit që drejtonte.
DURRËS-Një 53-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit. Sipas informacioneve 53-vjeçari me iniicale S.I tentoi të fuste në mënyrë të paligjshme 49 celularë të markës iPhone, të fshehur në kabinën e kamionit që drejtonte.
Celularët nuk kishin fatura blerjeje dhe dyshohet se ishin pjesë e një skeme kontrabande për të shmangur detyrimet doganore. Gjithashtu policia sekuestroi gjithashtu kamionin dhe 2 aparate celularë që përdorte i arrestuari. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





