Transmetuar më 01-09-2025, 10:48

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Altin Dumani është dekoruar nga Antony Bliken pas arrestimit të tij. Gjatë zbatimit të masës së sigurisë, Berisha nga SPAK-u ka theksuar se organizata e Soros është kriminale dhe në Shqipëri është e plotfuqishme. Berisha në fund rikutjoi se presidenti i SHBA shpalli me aktin RICO, Sorosin si organizatë të mirëfilltë kriminale.

"Sistemi i reformës në drejtësi i Xhorxh Sorosit, armikut të egër të lirisë së kombit amerikan, kreut të organizatës kriminale më të madhe ndërkombëtare, ka tentakulat e veta në Shqipëri. Pra, ju e morët vesh se presidenti i SHBA shpalli me aktin RICO, Xhorxh dhe Aleksis Soros, organizatë të mirëfilltë kriminale. Por ju e keni shumë të qartë se organizata kriminale e Xhorxh Sorosit është organizatë ndërkombëtarë, jo vetëm kombëtare. Dhe se në Shqipëri kjo organizatë është e plotfuqishme, e stërfuqishme, e përfaqësuar nga Edi Rama dhe familjarët e tij më të afërt, ish-bashkëshortja dhe bashkëshortja, përfituese të miliona e miliona eurove.

Por dua të them se produkte mafioze të organizatës kriminale të Xhorxh Sorosit dhe Aleks Sorosit është pas Edi Ramës familjarisht, janë në sistemin e drejtësisë. Mos harroni se Altin Troplini u dekorua pas arrestimit të Sali Berishës nga Entoni Blinken, nga një i pafytyrë, anëtar i organizatës kriminale të Sorosit, që nuk hyn sot në zyrat federale të vendit të tij. Ja ku për merita të veçanta do të dekorohej. Prisni tani… Tani jemi prapë këtu se problemi është këtu," tha Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit