Transmetuar më 01-09-2025, 10:29

Dy persona janë arrestuar nga policia e Kamzës pasi janë kapur në flagrancëduke transportuar një çantë të mbushur me kanabis.

Në pranga kanë rënë E.Ç 18 vjeç dhe A.N 26 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ndaj tyre, policia u ka zbuluar çantën me 675 gramë kanabis.

Dyshohej se plani i tyre ishte që ta shisnin drogën në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit