

Korçë – Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me dhunë mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, në ambientet e një lokali, ku pas një përplasjeje verbale, situata ka degjeneruar në përdorimin e thikës.
Si pasojë e këtij sherri janë plagosur shtetasit S. Sh. dhe M. Xh., të cilët janë transportuar menjëherë në spital. Burime mjekësore bëjnë me dije se të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.
Policia ndërhyri menjëherë në vendin e ngjarjes, duke shoqëruar për veprime të mëtejshme tre persona të tjerë të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë të goditjes me mjet prerës: I. Sh., D. P. dhe G. D..
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të secilit prej të përfshirëve. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





