

Deçan, 31 gusht 2025 – Një 16-vjeçar nga Deçani, Eglantin Qorraj, është shpallur i zhdukur nga familjarët e tij, pasi nuk është kthyer në shtëpi prej më shumë se një dite.
Sipas dëshmive të afërmve, i riu është parë për herë të fundit duke udhëtuar me autobus drejt Shqipërisë, ndërsa dyshohet se mund të ketë zbritur në zonat e Rubikut, Milotit ose Durrësit.
Që prej momentit të zhdukjes nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij. Familja u bën thirrje qytetarëve që në rast se kanë dijeni, të raportojnë menjëherë pranë autoriteteve përkatëse.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





