Transmetuar më 31-08-2025, 21:21

Lezhë, 31 gusht 2025 – Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme rreth orës 19:40, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, njëri nga automjetet drejtohej nga shtetasi R. D., ndërsa tjetri nga shtetasi F. P. Për pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar pasagjeri në automjetin e R. D., shtetasi M. V., si dhe të dy drejtuesit e mjeteve.

Të tre të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku po marrin ndihmë të specializuar mjekësore.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit