Transmetuar më 31-08-2025, 20:55

Lezhë, 31 gusht 2025– Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:40, në aksin “Lezhë–Milot”, ku janë përplasur dy automjete.

Mësohet se një nga mjetet drejtohej nga shtetasi R. D., ndërsa tjetri nga shtetasi F. P. Për pasojë, janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjeri në automjetin e R. D., shtetasi M. V.

Të tre personat e plagosur janë transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, Tiranë, për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit