Transmetuar më 31-08-2025, 20:31

Shtatori 2025 sipas Simon & the Stars: Koha për të nisur ëndrra që prisnin të zgjoheshin

Shtatori nis nën shenjën e rikuperimit dhe realzimit të ëndrrave që janë mbajtur të fshehura. Çdo shenjë zodiakale ka pasur përballje dhe pengesa në vitet e fundit—por tani, yjet po tregojnë se është momenti i kthesës.

Shtatori do të zgjojë dëshirën e brendshme për të lëvizur, për ta bërë realitet një projekt që ndodhet prej kohësh në pritje.

Të nderuar lexues, horoskopi dhe renditja e shenjave më me fat për javën e ardhshme janë bërë publike nga astrologu Simon and the Stars në kanalet e tij sociale.

Afrohet një muaj i rëndësishëm, jo vetëm sepse shtatori shënon çdo vit rikthimin te aktivitetet, por sidomos sepse këtë vit hap një “kantier” të ri, në sajë të të cilit shumë ëndrra do të nisin të gjejnë rrugën drejt realizimit konkret.

Çdo shenjë ka një dëshirë të mbajtur brenda prej vitesh, e cila tani kërkon vëmendje. Po ashtu, çdo shenjë ka pasur një pengesë që e ka shoqëruar prej kohësh dhe që gradualisht po fillon të zbutet.

Në këtë kuadër, disa shenja do të shohin përmirësim të dukshëm dhe ngjitje në renditje, ndërsa të tjera do të humbasin terren krahasuar me javën e kaluar.

Kjo javë sjell një përzierje interesante të kartave, duke krijuar një ribalancim të paparashikuar mes shenjave që deri tani kryesonin klasifikimin.

Ja renditja e top 5 shenjave më me fat për periudhën 1–7 shtator 2025 sipas Simon and the Stars:

5. Akrepi – Zë vendin e pestë në listë, duke hyrë sërish mes shenjave të favorizuara të javës.

6. Bricjapi – Ngjitet në vendin e katërt, me mundësi të reja për të hedhur hapa të sigurt.

7. Demi – Zë vendin e tretë të podiumit, duke treguar stabilitet dhe hapje ndaj lajmeve të mira.

8. Gaforrja – Rritet në klasifikim, duke marrë vendin e dytë falë energjive pozitive në dashuri dhe projekte.

9. Virgjëresha – Kryeson renditjen dhe shpallet shenja më me fat e javës, duke hyrë në shtator me shanse të shkëlqyera për të bërë realitet synime të rëndësishme.

***

Sipas astrologut, kjo javë do të jetë një pikënisje e re për shumë shenja, me surpriza, ribalancime dhe mundësi që hapin horizonte të freskëta. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit