

KOSOVË- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kosovë. Një makinë mësohet se është aksidentuar në fshatin Zabel i ulët në Drenas. Sipas policisë aksidenti ka rezultuar fatal për një fëmijë të mitur i cili ka ndërruar jetë.
Nga aksidenti janë plagosur edhe 4 persona të tjerë. Viktima mësohet se nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
"Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Zabel i ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur dhe janë lënduar katër të tjerë. Vdekja e viktimës (e mitur) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal", tha policia.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





