

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur gjatë mesnatës në zonën e Don Boskos, Tiranë. Një vajzë u dhunua brutalisht nga disa djem për një arsye krejt banale, kush duhej të hapte rrugën i pari.
Dëshmitarët thonë se konflikti nisi nga një debat i vogël për bllokimin e rrugës dhe shumë shpejt degjeneroi në dhunë fizike ndaj vajzës. Pamjet e publikuara nga qytetarët tregojnë momentet kur e reja qëllohet pa mëshirë për shkak të një mosmarrëveshjeje qesharake.
Fatmirësisht, kalimtarë të rastit ndërhynë menjëherë dhe arritën ta shpëtojnë vajzën nga duart e agresorëve.
Një qytetar, përmes një denoncimi dërguar redaksisë së JOQ, shkruan:
“Kryqi kuq Don Bosko për bllokim rruge, gjynah e kanë rraf atë gocën, u zunë për rrugën se hapte kush.”
Ngjarja ka shkaktuar indinjatë të madhe tek banorët e zonës, të cilët shprehen të shqetësuar për rritjen e dhunës në publik dhe faktin që një debat i vogël mund të përfundojë në akte brutale.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





