Transmetuar më 31-08-2025, 10:11

Gjatë javës së fundit, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare kontrolluan 321 mjete lundruese nga Komani deri në Ksamil. Prej tyre, 20 mjete u bllokuan sepse u shkelën rregullat e sigurisë dhe u përdorën në zona ku nuk duhej të lundrohej  .

Mjetet e konfiskuara përfshinin: 11 jet ski, 5 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji  . Tetë prej tyre ishin vërejtur duke lundruar shumë pranë pushuesve, duke rrezikuar sigurinë e tyre. Drejtuesit e këtyre mjeteve morën gjobë prej 100 000 lekësh secili .

Pas ndërhyrjes së policisë, u shpëtuan 38 persona — shqiptarë dhe të huaj — si dhe 17 mjete lundruese që ishin në vështirësi në det apo liqene.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit