Transmetuar më 31-08-2025, 08:58

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e 2 të rinjve ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Peqinit.

Mësohet se automjeti tip “Volkswagen Golf”, me targë AB433PE, ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Ura e Teqes” dhe është përplasur me shkallët anësore të një banese.me të cilin udhëtonin të rinjtë, doli nga rruga dhe u përplas me shkallët e një shtëpie.

Si pasojë e përplasjes së fortë, mbetën të vdekur dy të rinj, të dy 23 vjeç. Viktimat janë Gabriel Agron Lluca, 23 vjeç, banues në Peqin dhe drejtues i mjetit, si dhe Denis Zeqir Korbi, 23 vjeç, gjithashtu banues në Peqin.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 02;00 në hyrje te Peqinit tek “Ura e Teqes” ka ndodhur një aksident mjeti tip W Golf ka dalë nga rruga është përplasur me shkallët anësore të një banese ku në mjet kanë qenë 2 persona G. Ll., 24 vjec banues në Peqin, drejtuesi i mjetit dhe D. K. 24 vjec banuese në Peqin.

Të plagosurit janë nisur me ambulancë në spitalin e Elbasanit por fatkeqësisht ndërruan jetën në spital. Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, ndërsa shkaqet nuk dihen.

Grupi hetimor i policisë ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit